“Heroi” Mziu paralajmëron edhe Skënderbeun

0

Sokol Mziu njihet si një lojtar që ngjit ekipet në Superiore dhe ia ka dalë të rikthehet në elitë me Kastriotin këtë herë. Nisja e kampionatit ishte perfekte për krutanët, që triumfuan 0-1 në Gjirokastër kundër Luftëtarit. Mziu ishte autori i golit trepikësh, teksa realizoi me penallti.

“Ishte e përcaktuar se kush do e gjuante nga trajneri. Normal ka emocione ai që gjuan, pasi ka fatet e ekipit, djersën e gjithë çunave. Fatmirësisht shkoi gjithçka mirë. Normal që goli më çliroi, u përpoqëm të ruanim rezultatin dhe ia arritëm”, thotë fillimisht Mziu për mediat.

Sa i takon vështirësitë së takimit me Luftëtarin, mesfushori shprehet: “Çdo fushë është e vështirë në Superiore. Arritëm të  merrnim tre pikë, ishte diçka shumë e mirë, një fillim i mbarë. Të shohim ndeshjen e radhës tani”.

Ndeshja e radhës luhet kundër Skënderbeut: “Ndeshja e parë ishte e mirë, por gjithçka ka vend për përmirësim. Do punojmë ditë pas dite që të përmirësohemi. Skënderbeu? Normal që është ndeshje e vështirë, luajmë përballë ekipit kampion në fuqi. Gjithsesi në do bëjmë lojën tonë dhe do të futemi në fushë për të marrë pikë. Pastaj ia lëmë fushës. Gol sërish? Në radhë të parë do bëjmë detyrat. Mund të shënoj dhe normal që do dëshiroja. Mobilizimi është tek i gjithë ekip. Dëshira është e madhe, por do shihet gjithçka gjatë 90 minutave”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.