Luis Figo është një ndër ikonat e botës së futbollit. Luzitani, i cili ka veshur fanella si Reali i Madridit apo Barcelona, ka dhënë një intervistë së fundmi për spanjollen “Marca”, ku ka folur për disa çështje.
Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen, ishte diskutimi mbi Topin e Artë, ku sipas Figos meriton ta fitojë Serxhio Ramos. Legjenda portugeze mendon se mbrojtësi dhe kapiteni i Reali e ka kualitetin për ta fituar një çmim të tillë, por fakti që është një mbrojtës ndoshta e penalizon paksa.
“Është e qartë që Serxhio Ramos e meriton ta fitojë Topin e Artë. Të jesh një mbrojtës, është e njëjta gjë sikur të jesh portier, pasi është shumë e vështirë për të fituar një çmim individual, megjithëse Kanavaro ia arriti. Varet nga momenti dhe viti, por për kualitetin që ka, është e qartë që Ramos duhet ta fitojë”, përfundoi Figo.