Vajushi: Koha për të fituar, Teuta nuk ka pika të dobëta

Armando Vajushi pati disa minuta kundër Partizanit dhe tanimë forma e tij po vjen në rritje. Shkodrani, ashtu si shokët e skuadrës, mendon të lënë pas serinë e barazimeve dhe të rikthehen te fitorja. Të shtunën është mundësia më e mirë, pasi Teuta do të ketë përballë Kastriotin.

“Kemi dy javë që stërvitemi mirë. Jemi përgatitur shumë mirë, si grupi, ashtu edhe unë personalisht. Shpresojmë të marrim 3 pikët pasi jemi të mërzitur me barazimet dhe këto rezultatet e fundit që kemi patur deri më tani”, shprehet për Supersport Vajushi.

Golat e pësuar së fundmi shqetësojnë durrsakët, por anësori i Teutës nuk e drejton gishtin nga reparti i mbrojtjes.“Nuk mendoj që kemi pikë të dobët, por ka qenë gjendja psikologjike jo e mirë. Shpresojmë ta kalojmë këtë ndeshje. Pika më e fortë është kolektivi, grupi”, shton futbollisti 27-vjeçar.

Europa është objektivi real që kanë menduar në Durrës, por nëse shikohet renditja, Laçi dhe Skënderbeu kanë vetëm tre pikë më pak se Teuta. Presioni ndihet dhe Vajushi e pranon: “Nuk kemi patur asnjëherë objektiv titullin kampion, por vetëm Europën. Jemi në presionin e të tjerëve pasi janë afruar, por një fitore na bën mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online