Arsenali triumfon në derbi, çfarë lufte për Champions

Arsenali është rikthyer te fitorja në kampionatin anglez, teksa ka mundur Çelsin me rezultatin 2 – 0. Dyshja franceze Aleksandër Lakazet dhe Loront Kosielni vendosën fatin e takimit me golat e tyre në minutën e 14-të dhe 39-të.

Me fitoren e sotme, “topçinjtë” ngushtojnë në tre pikë diferencën me blutë e londrës, të cilët mbajnë vendin e katërt me 47 pikë. Gara për një biletë në “Champions League” do të jetë shumë e ashpër midis Arsenalit, Çelsit, Totenhemit dhe Junajtid që së fundmi është afruar pas ecurie fantastike prej gjashtë fitoreve radhazi.

 

Arsenali vazhdon të tregojë se në stadiumin “Emirates” janë një ekip që duhet pasur frikë nga të gjithë, pasi kjo e sotmja ishte fitorja e pestë radhazi për djemtë e Unai Emeri. Ndërkohë, duhet gjetur një zgjidhje për luhatjet e skuadrës në transfertë, ku nuk kanë mundur të gjejnë fitoren në tre ndeshjet e fundit.

ARSENAL 2 – 0 ÇELSI
Shënues: Lakazet 14’, Kosielni 39’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online