Arrihet akordi: Rrahmani në qytetin e dashurisë, nesër vizitat mjekësore

Zyrtarizimi i kalimit të Amir Rrahmanit te Hellas është çështje kohe. Marrëveshja është arritur dhe mbrojtësi dardan do të jetë nesër në qytetin e “Romes dhe Zhuljetës” për të kryer vizitat mjekësore.

Transferimi nga Dinamo Zagreb drejt Serie A është bërë i mundur nga Nusi Jashai, i njëjti person që transferoi Shkodran Mustafin te Sampdoria në janarin e vitit 2012.

2.1 milionë euro ka paguar Verona te rekordmenët kroatë, duke fituar konkurrencën me Sëlltikun dhe Standardin e Liezhit. Rrahmani luan në të gjithë rolet e repartit defensiv dhe është gati për të provuar emocionet kampionatit italian.

Forma e tij ka ardhur gjithnjë në rritje dhe sot është lideri i mbrojtjes së përfaqësueses së Kosovës, që po arrin rezultate fantastike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online