Donatori Xhaçi: Nica qëndron, i sjellim lojtarë cilësorë

0

Devolli e mbylli sezonin pa asnjë humbje dhe këtë vit do të garojë në Kategorinë e Parë. Pjesë e suksesit ishin edhe donatorët që iu gjendën pranë kësaj skuadre. Njëri prej tyre, Gëzim Xhaçi, deklaron për SportEkspres.com se mbështetja e tij do të vazhdojë edhe në këtë sezon të ri, madje edhe më fuqishëm.

“Ne si biznesmenë nuk jemi tërhequr nga dëshira e pasioni për ta mbështetur skuadrën e Devollit. Kjo periudhë e ngarkuar nga politika duke sikur e ka larguar pak vëmendjen nga futbollin, por unë them se jo. Them kështu sepse këtë sezon në Kategorinë e Parë ne do ta mbështetim fuqishëm skuadrën tonë. Projekti ynë është shumë ambicioz, për një skuadër pretendente në këtë kategori”, u shpreh Xhaçi.

Në lidhje me fillimin e sezonit të ri dhe planet e merkatos, ai deklaron: “Ne e kemi një plan për skuadrën e sezonit të ri. Së pari do thosha se trajneri Stavri Nica është i rikonfirmuar. E kemi biseduar me profesorin këtë pjesë , si edhe për ndërhyrjet në merkato. Do të jemi të gatshëm që të sjellim në Bilisht futbollistë cilësorë, të cilët do t’i shërbejnë synimit tonë ambicioz për Superioren”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.