Sonte në orën 21:00 luhet akti i dytë çerekfinal i Champions League mes Juventusit dhe Ajaksit në Torino. Në ndeshjen e parë të përfunduar me rezultatin 1-1 në Holandë ka pasur përleshje të dy tifozerive në ambjentet e jashtme të stadiumit. Edhe sot situata mbetet e nxehtë. Policia ka aktivizuar shumë forca për të ruajtur rendin në rrugët e qytetit.
Dy autobusë me tifozë të skuadrës holandeze janë ndaluar nga policia dhe pritet të kthehen në vendin e tyre. Në brendësi të mjeteve janë gjetur sende të forta si: shkopa bejsbolli, çekiçë, thika apo fishekzjarre.
Tifozët ishin përgatitur për një sherr masiv me kundërshtarët italianë, por fatmirësisht është parandaluar gjithçka. Raportohet se numri i të ndaluarve është 54 persona. Në Holandë ishte një numër dyfish të arrestuarish dhe policisë ju desh të ndërhynte me ujë me presion për të shpërndarë turmën.