Apeli rrëzon Disiplinën, peqinasve u kthehen tre pikët

Shkumbini i gëzohet Komisionit të Apelit, pasi është rrëzuar dënimi i marrë në mes të muajit nëntor pas probleme që pati në Peqin në takimin kundër Naftëtarit. Kështu është hedhur poshtë vendimi i Komisionit të Disiplinës, që i zbriti tre pikë bardhekaltërve dhe i gjobiti. Kështu te Shkumbini i gëzohen kthimit të pikëve, por nga ana tjetër kanë marrë një dënim tjetër nga Disiplina sot, që i dënon ata me katër ndeshje pa tifozë në fushë asnjanëse.

NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIQPTARE TË FUTBOLLIT – Me vendimin nr. 15 datë 16.11.2018 (pika 15) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur: KF “Shkumbini”, për akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56, 134/2, 49/3, 49/4 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 kundër KF “Naftëtari”, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek . Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore lojtari i KF “Shkumbini” duke kërkuar ndryshimin e pikës 15 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 16.11.2018 pasi masa e dënimit nuk i përgjigjet rrethanave të shkeljes së kryer.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS, pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi, konstaton: Vendimi nr.15 datë 16.11.2018 (pika 15) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e dënimit të aplikuar është e lartë dhe nuk i përgjigjet shkeljes disiplinore të kryer. Nga pamjet filmike të paraqitura nuk u gjenden shkelje që justifikojnë dënimin e KF “Shkumbini”.

PËR KËTO ARSYE , bazuar në nenet 78 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive, Apeli VENDOSI: 1. Shfuqizimin e pikës 15 të vendimit nr.15 datë 16.11.2018 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online