Armando Broja është i hapur për largimin, klubi i Premier League-s gati për të transferuar sulmuesin shqiptar

E ardhmja e Armando Brojës vijon të mbetet e paqartë. Me dëmtimin e Nkunkus, drejtuesit e Chelsea-t pritet të hidhen në merkato për të përforcuar sulmin. Në një rast të tillë, largimi i Brojës nga “Stamford Bridge“ do të ishte i mundur. “TEAMtalk” bën me dije se West Ham-i vazhdon të mbetet mjaft i interesuar për sulmuesin shqiptar, i cili pëlqehet nga David Moyes-i.

West Ham-i ka shfaqur interes për Brojën edhe më parë, ndërsa në verë paraqiti edhe ofertë zyrtare për kartonin e tij. Vlera e 22-vjeçarit pritet të kapë shifrën e 30 milionë paundëve, por “çekikçët“ janë të gatshëm t’i paguajnë. Në krahun tjetër, edhe vetë Broja nuk e përjashton plotësisht mundësinë për t’u larguar nga Chelsea. Theksojmë se edhe klube të tjera në Premier League janë të interesuara për shërbimet e Armando Brojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online