E pyesin për kalimin e Igi Tares te Roma, presidenti i Lacios: Nuk do i këshilloja asgjë askujt, mbetet ende dashuria për të

Tiago Pinto nuk do të jetë më drejtori sportiv i Romës pas kësaj merkatoje dimërore. Si alternativë për pasardhësin e tij është përmendur edhe Igli Tare. Kalimi i tij te verdhekuqtë do të shihej si një tradhëti nga ana e Lacios, për faktin se Tare ka mbrojtur ngjyrat e tyre për 18 vite. I pyetur nëse do t’ia këshillonte drejtorin sportiv shqiptar Romës, presidenti i Lacios, Lotito, është përgjigjur:

“Unë nuk i këshilloj asgjë askujt. Është një person mjaft i mirë dhe një profesionist i madh. Mbeten ende dashuria dhe vlerësimi për të. Ai ndjeu se një cikël u mbyll. Bëri një zgjedhje autonome dhe unë e respektoj këtë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online