Milik: Rasti i humbur? Nga divani duket e thjeshtë, por…

0

Sulmuesi polak Arkadiuz Milik, mund ta shmangte fare lehtë humbjen e Napoli në “Anfield” ndaj Livepulit, teksa në minutën e 92-të pati një rast të pastërt për shënim i vetëm për përballë portierit Alison. E djathta e Milik nuk ishte e saktë dhe portiere i skuadrës angleze arriti të shpëtonte të tijtë.

Në një intervistë për “Polsat Sport”, polaku ka diskutuar rastin në fjalë: “Në një situate si ajo e djeshmja, nuk ke kohë për të menduar. Gjithçka ishte instinktuale. Alison u hap mirë dhe nuk munda të shënoj”.

FAJTOR? – “Varet nga pikëpamja nga e cila e vlerëson. Është ndryshe ta shohësh nga divani dhe tjetër gjë të jesh në fushë. Ndjeva që kisha pranë mbrojtësin kundërshtar dhe e gjuajta direkt. Na duhet të mbajmë kokën lart. Kemi shumë ndeshje në Serie A dhe Europa League. Kam dëshirë të luaj sa më shumë minuta”, tha sulmuesi polak.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.