Ankesat e Tuhel: Tifozët të mërzitur, nuk kam mjaftueshëm lojtarë

Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel, ka folur para sfidës kundër Nisës në kampionat, ku skuadra e tij do të luajë pa asnjë objektiv dhe pa shërbimet e Kilian Mbape, i dënuar për shkak të kartonit të kuq. Pasi humbën finalen e Kupës së Francës, PSG-së nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të paraqiten në ndeshjet e kampionatit, duke filluar nga Nisa.

Para këtij takimi, Tuhel tha: “Aktualisht, po kalojmë një periudhë të cucditshme. Kemi fituar kampionatin, kemi humbur Kupën. E gjitha ajo që mund të them është se nuk kemi lojtarë të mjaftueshëm për të krijuar rivalitet në skuadër dhe jam i limituar në zgjedhjet e mia. Është e njëjta situatë prej javësh tashmë dhe kjo gjë nuk është normale.

Atmosferë jo e qetë në “Parc de Prince”? Ka mundësi, pasi tifozët na kanë dalë kundër që kur u eliminuam nga Liga e Kampionëve përballë Junajtid. E kuptoj se janë të mërzitur për mbarëvajtjen e këtij sezoni dhe më duhet ta pranoj këtë gjë. Nuk do të jetë e thjeshtë për lojtarët e mi”, u shpreh Tuhel.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online