Ankesat e Solarit, replikon Pike: Besoj e mbajnë mend, u rrasëm 5!

Reali i Madridit dhe Barcelona do të luftojnë mes tyre të mërkurën e 27 shkurtit në “Santiago Bernabeu” për një vend në finalen e Kupës së Mbretit. Sfida e parë e zhvilluar në Katalunjë u mbyll në barazim 1-1 me golat e Vaskez dhe Malkolm.

Përballja e kthimit pritet të jetë e zjarrtë si gjithmonë dhe spektakolare. Barcelona luajti dje në kampionat përballë Seviljes, aty ku Mesi zhvilloi një ndeshje fenomenale, duke shënuar tri gola e duke i dhuruar fitoren ekipit të tij.

Nga ana tjetër, Reali do të luajë sonte në mbrëmje kundër Levantes në transfertë. Kjo gjë e ka acaruar Santiago Solarin, i cili nuk i ka kursyer “thumbat” për Federatën spanjolle.

Një kalendar kurioz, madje do të thosha qesharak. Meqë nuk jemi ne që zgjedhim se kur të luajmë, ne duhet ta përballojmë këtë si një sfidë.” Fakti që ekipi i tij do të ketë një ditë më pak pushim (saktësisht 28 orë) e ka mërzitur trajnerin argjentinas të Realit.

Replika nga kampi tjetër nuk ka munguar dhe ka ardhur nëpërmjet të zakonshmit Zherard Pike. Mbrojtësi i Barçës është i njohur për raportin e tij të keq kundër “Los Blancos”.

Sa keq që para ndeshjes së fazës së parë në kampionat, ata pushuan një ditë më shumë. Më pas ne fituam 5-1”, komenton shkurt Pike, duke iu kujtuar “armiqve” humbjen poshtëruese, që solli dhe shkarkimin e Julen Lopeteguit.

Dy ekipet e mëdha do të ndeshen dy herë brenda pak ditëve me njëri-tjetrin. Të mërkurën është ndeshja e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit, ndërsa të shtunën e 2 marsit, Reali do të presë përsëri në fushën e tij Barcelonën, kësaj radhe për llogari të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online