Kallëzim penal pas incidentit, FSHF: Boll më, Policia të veprojë!

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një qëndrim pra incidentit të djeshëm në takimin Partizani-Flamurtari. FSHF ka një mesazh për klubet, ndërkohë që i drejtohet edhe Policisë së Shtetit e Prokurorisë. Qeveria e futbollit në vend kërkon që të veprojnë, pasi gjithçka është e filmuar.

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon me ashpërsi dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të klubit Flamurtari gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një ngjarje e tillë nuk ka aspak lidhje me lojën e futbollit dhe frymën “Fair Play” që duhet të përcjellin të gjithë. I bëjmë thirrje klubeve që të punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje organeve ligj zbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, që të vendosin përpara ligjit agresorët të cilët janë evidentuar nga pamjet filmike. FSHF dhe zyrtari i Klubit Flamurtari kanë dorëzuar kallëzimin penal, tani është koha që Policia të veprojë. Situata dhe ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më në stadiumet shqiptare.

FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse të rendit dhe me klubet për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi, që dëmton dhe cenon imazhin e futbollit shqiptar”, shkruhet në qëndrimin e bërë nga FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online