Ankandi Flamurtari-Rexhinaldo, kërkesë-oferta e palëve

Rexhinaldo është një nga lojtarët më të kërkuar këtë verë në merkato. Sulmuesi mozambikas, autori i 18 golave në kampionat vjet me Laçin, është kontaktuar edhe nga Flamurtari, por palët janë larg për momentin sa i takon kërkesave financiare.

Ish-lojtari i Luftëtarit e njeh mirë tregun dhe po luan shumë me faktin që nuk ka shumë alternativa për klubet e Superiores. Kjo ka bërë që ai që kërkojë një pagë prej 7 mijë eurosh nga Flamurtari, e përkthyer ndryshe në 70 mijë euro në sezon, duke marrë në konsideratë faktin që në Shqipëri kontratat bëhen 10-mujore.

“SportEkspres” mëson se Flamurtari nga ana tjetër ofron 50 mijë euro dhe sikurse shihet palët janë disi larg. Te Laçi Rexhinaldo ka përfituar më pak, rreth 30 mijë euro, por sigurisht kjo edhe për faktin që në Gjirokastër kishte shënuar vetëm 8 gola, ndaj edhe kërkesat ishin të tjera.

Në Vlorë u duhet të paktën edhe një sulmues tjetër cilësor, pasi aktualisht ka mbetur në ekip vetëm kroati Tomisllav Bushiç. Danilo Alvesh ndodhet ende në Brazil dhe rinovimi i kontratës me të vështirë se do të ndodhë, pasi sulmuesi ka një ofertë të mirë në aspektin financiar nga Koreja e Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online