Të enjten e 27 shtatorit të 2017-ës, Karlo Ançeloti u shkarkua nga bordi drejtues i Bajernit të Mynihut pas një humbje të thellë me rezultat 3 – 0 ndaj PSG-së në Paris. “Paraqitjet e skuadrës nuk kishin në nivelin e pritshmërive tona, rezultati i ndeshjes në Paris na ka detyruar të marrim këtë vendim”, tha shefi i Bajernit Karl-Hainc Rumenige në komunikatën e shkarkimit.
Më shumë se një vit pas asaj dite, Karlo Ançeloti shuan heshtjen dhe flet për situatën e atëhershme në klubin bacarev. “Shkarkimi im te Bajerni është i vetmi peng i karrierës sime”, thotë Ançeloti në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”.
“Doja të ndryshoja shumë gjëra, por drejtuesit e klubit nuk ishin të të njëjtit mendim. Ata nuk donin të ndryshoni strukturën dhe filozofinë e klubit. Në të njëjtën kohë, ata nuk pranuan të bënin një ndryshim brezash në skuadër, diçka pasojat e të cilës Bajerni po i vuan tani”, tha tekniku italian.