Alvesh: Ronaldo është inspirim për këdo, ju tregoj pse këtë sezon do jetë më mirë se vjet

Kristiano Ronaldo festoi ditën e djeshme 34-vjetorin e tij të lindjes. Një ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit, padyshim, ku edhe pse në moshë të tillë, vijon të mos ndalet dhe të luajë në nivele të larta.

Bruno Alvesh është një ndër shokët më të mirë të Kristianos. Të dy kanë luajtur prej më shumë se 10 vitesh së bashku në kombëtare, ndërsa tani janë dhe rivalë në Serie A, ku mbrojtësi mbron ngjyrat e Pamës. Në një rrëfim për mediat italiane me rastin e ditëlindjes së Ronaldos, Bruno Alvesh ka folur në lidhje me yllin portugez.

URIMI – “Shpresoj që të gjejë akoma më shumë lumturi në jetë. E di se nga vjen dhe sa shumë ka luftuar për të mbërritur këtu ku është sot. Është një fitues, e meriton gjithçka çfarë ka.”

RONALDO – “Kemi më shumë se 10 vite që luajmë bashk në kombëtare dhe e njoh shumë mirë, si person dhe si lojtar. Është special si njeri dhe një profesionist i vërtetë. Është një inspirim për këdo në Portugali. Është një shembull për çdo lojtar.”

TOPI I ARTË – “Mosfitimi i Topit të Artë? Normal që jam i mërzitur. Ronaldo e meritonte, por mosfitimi e motivon atë më shumë dhe jam i sigurt që do të bëjë më shumë këtë vit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online