Alegri: Ronaldo do pak kohë, do ketë minuta për të gjithë

Trajneri i Juventusit ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij ndaj Lacios. Dy gola të shënuar dhe asnjë shqetësim gjatë 90 minutave për portën e mbrojtur nga Shezni. Gjithçka shkoi si mos më mirë. Por, Alegri ka gjithmonë disa këshilla për djemtë e tij.

Ndeshja- ““Ishte një ndeshje shumë e ndryshme nga ajo e Kievos, por në fillim u treguam pak të nxituar. Rreziku më  i madh për ndeshjen e sotme ishte entuziazmi i stadiumit për Ronaldon, pasi duhet të tregohemi më të durueshëm në situata të caktuara. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Ishte përballja jonë e parë ndaj një kundërshtari të niveli të lartë. Natyrisht jo gjithçka shkoj në mënyrë perfekte. Patëm raste kur ulëm ritmin atëherë kur s’duhej, pasi kundërshtarët tanë filluan të lodhen dhe ne nuk po shfrytëzonim këtë gjë, por patëm dhe raste kur u nxituam”

Ronaldo – “Futbolli italian ndryshon shumë nga ai spanjoll dhe Ronaldo e kupton shumë mirë këtë. Ai është një person që punon fortë dhe ka bërë një punë shumë të mirë për t’u përshtatur deri tani. Me kalimin e javëve impakti i  tij do të jetë akoma dhe më i madh”.

Formacioni titullar- “Kam një skuadër të mbushur me lojtarë cilësor. Më duhet të zgjedh një skuadër që është e balancuar midis aspekti fizik dhe tij teknik. Tani luajmë vetëm njëherë në javë, por kur të fillojnë ndeshjet e Champions do të ketë minuta për të gjithë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online