Interi dhe Juventusi do të përplasen mbrëmjen e nesërmë për të zhvilluar derbin e Italisë. Zikaltrit kërkojnë të hipotekojnë zonën Champions, ndërsa bardhezinjtë edhe pse kanë siguruar titullin do të kërkojnë të triumfojnë në “San Siro”.
Në kuadër të ndeshjes, përpara mediave ka folur trajneri i “Zonjës së vjetër”. Masimiliano Alegri ka folur mbi ndeshjen e nesërme, ku ka zbuluar disi dhe formacionin. Gjithashtu, italiani foli edhe për Ikardin, si dhe për ritakimin me Bepe Marotën.
NDESHJA – “Nesër do të jetë një ndeshje e bukur, ku do të japim maksimumin. Në presion? Absolutisht jo, jemi Juventusi.
FORMACIONI – “Bentankur ka lodhje të muskujve, ndërsa Kielini do të luajë. Do të më pëlqente ideja që të luaja nga krahët me Bernardeskin dhe Kanselon. Për të tjerët do të shohim nesër.”
IKARDI – “Ikardi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe na ka shënuar shpesh. Nëse nuk luan, do të jetë akoma më mirë për ne.”
E ARDHMJA – “Do të kem një takim me Anjelin, ku do të diskutojmë mbi objektivat e vitit të ardhshëm, që të jemi konkurrues dhe rivalizues si çdo vit. Ne do të analizojmë se çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq dhe do të shohim për të krijuar kushtet që të jemi fitues në të ardhmen.”
MAROTA – “Do të kem kënaqësinë ta takoj përsëri, me të kam kaluar 4 vite të mrekullueshme në të cilat kemi bërë një punë të madhe. Pastaj rrugët mund të ndahen, por kjo nuk e hedh poshtë atë që ke kaluar.”
CHAMPIONS – “Sa i bukur është edhe po aq bastard. Arrin në momentin e duhur, jo në kushtet më të mira dhe e paguan diçka të tillë.”