Superiorja, dy ditë me “beteja të zjarrta”

Një ditë më parë u përcaktuan skuadrat që kaluan në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë dhe tanimë e gjithë vëmendja kthehet te kampionati. Luhet java e gjashtë dhe janë disa ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Sigurisht fokusi kryesor është te derbi i nesërm mes Tiranës dhe Partizanit. Është vetëm një prej betejave të kësaj jave, pasi në fakt të gjithë ndeshjet janë mjaft të forta. Të shtunën në Elbasan do të jetë Kukësi që pret Luftëtarin.

Gjirokastritët me Gentian Mezanin në krye morën fitoren e parë në kampionat fundjavën e shkuar dhe tashmë duan sërish pikë. Nga na tjetër Kukësi i Cungut kërkon të ruajë ritmin dhe të marrë fitoren e katërt radhazi.

Laçi i pamposhtur luan në transfertë kundër Kamzës. Tre barazimet radhazi i kanë zbritur disi në renditje dhe sfida e së shtunës është e vështirë për ta. Duro dhe Kamza e tij janë të karikuar për të marrë tre pikët pas humbjes me Kukësin.

Flamurtari në Vlorë e ka detyrim të marrë tre pikët kundër Kastriotit. Gjithsesi krutanët nuk shkojnë të dorëzuar në këtë transfertë. Ndeshja tjetër dhe që është ndër më interesantet, është ajo mes Teutës dhe Skënderbeut.

Durrsakët i kanë humbur dy takimet e fundit dhe këtë herë luajnë në shtëpi. Përballë, Skënderbeu kryesues. Tre pikët për Teutën shikohen si detyrim. Korçarët nuk janë ai i ekipi i viteve të fundit, por sërish janë të parët. Luftë për të marrë maksimumin në “Niko Dovana”.

Kategoria Superiore – Java 6
E premte, më 28 shtator

Tirana-Partizani (Ora 19:45)

E shtunë, më 29 shtator
Kukësi-Luftëtari (Ora 15:45)
Kamza-Laçi (Ora 15:45)
Flamurtari-Kastrioti (18:45)
Teuta-Skënderbeu (18:45)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online