Alegri flet për Moize Ken: Shumë si ai e kanë humbur rrugën, i duhet të punojë!

Moize Ken është padyshim njeriu i momentit në Itali dhe në Torino për Juventusin. Sulmuesi, pasi shënoi dy gola në dy ndeshje për kombëtaren italiane, tani shënon edhe golin e fitores për “Zonjën e vjetër”.

Elozhet nuk kanë munguar për 19-vjeçarin, por ai që e ul me këmbë në tokë është pikërisht trajneri Alegri. Pas ndeshjes, tekniku livornez u pyet për Ken dhe ai u përgjigj se i duhet akoma dhe shumë punë, pasi shumica e lojtarëve që kanë qenë si ai e kanë humbur rrugën.

“Është e drejtë që të ketë ambicie, pasi po stërvitet me Juventusin dhe është i rrethuar nga kampionë. Në këtë nivel ajo që bën diferencën është mentaliteti. Ai në radhë të parë duhet të tregohet profesionist gjatë të gjithë kohës. Duhet të kërkojë të përmirësohet çdo ditë”.

“Ka karakteristikat dhe cilësitë për t’u bërë një lojtar i madh, por kanë qenë të shumtë djemtë që humbën rrugën me kalimin e viteve”, përfundoi Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online