Albertini: Donaruma gaboi rëndë, por jo vetëm ai

0

Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milanit, nuk ka ngurruar të flasë pas derbit që kuqezinjtë humbën kundër Interit. Goli i pësuar është komentuar më së shumti, pasi dalja e Donarumës u konsiderua e gabuar.

Por në fakt nuk ka qenë vetëm faji i portierit te goli: “Është e kotë të justifikohemi, Donaruma gaboi rëndë te goli. Ai kishte humbur pozicionin dhe nuk arriti të rikthehet në vendin e tij. Po nuk gaboi vetëm ai. Edhe mbrojtësi që markonte Ikardin u tregua shumë i butë me të”.

Loja e kuqezinjve la për të dëshiruar, pasi Higuain u izolua nga zikaltrit dhe nuk pati mbështetjen e shokëve të tij të skuadrës. Në këtë mënyrë për të fituar as që bëhej fjalë. Albertini analizon edhe atë që ndodhi me lojën.

“Mendoj se Milani nuk arriti të luajë dhe çoi shumë pak topa drejt Higuainit, i cili mbeti i izoluar në gjysmëfushën e Interit dhe e pati të vështirë të hynte në lojë”, u shpreh ish-mesfushori i kuqezinjve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.