Cungu në ankth, probleme dëmtimesh te Kukësi

0

Kukësit nuk i ndahet fati i keq, ose më saktë nuk i ndahet mbrojtësit të majtë, Simo Rrumbullaku. Pas një mungese të gjatë, gjirokastriti u rikthye në fushë në ndeshjen me Kastriotin dhe ka pësuar sërish një tjetër dëmtim.

Nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por kontrollet mjekësore në vendin tonë i kanë zbuluar se ka pësuar një tërheqje. Minimalisht dy javë do të qëndrojë pa luajtur, ndërkohë që për të hequr merakun do të bëjë edhe një kontroll tjetër në Greqi.

Trajneri Cungu për takimin e radhës me Laçin duhet t’i bëjë llogaritë pa Rrumbullakun në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbetet për t’u parë se kush do ta zëvendësojë. Alternativat janë Vangjel Zguro dhe braziliani Uilliam Kordeiro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.