Alban Hoxha: Kush humbet derbin nuk bën, e mbyll te Partizani!

Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit, doli sot para mediave. Portieri i të kuqve ka treguar se çfarë ka ndryshuar në klubin kryeqytetas dhe e pranon se vjet u ka munguar derbi. Rëndësinë e kësaj ndeshjeje ai e di shumë mirë, ashtu si edhe lojtarët e tjerë, ndërkohë që tregon se qetësia e tyre është “arma” për të shkuar te triumfi.

Sezonin e kaluar, në këtë periudhe keni pasur probleme dhe madje nuk kishit shiritin. Çfarë ndryshimi ka sivjet?
-Ju e dini, jo se ma hoqën shiritin, por unë e lashë vetë shiritin. Pati një problem, një keqkuptim mes meje dhe Moxhit. Sivjet është ndryshe, flasim me trajnerin dhe drejtorin shumë gjëra që ishte e vështirë t’i flisje. Moxhi më shumë nuk ishte i pranishëm. Ishte krejt ndryshe. Po stërvitemi mirë dhe ka frymë pozitive. Ky është ndryshimi.

Është pozitive fakti që skuadra nuk është më agresive ndaj gjyqtarëve, apo nuk kërkon alibi?
-Nuk ka qenë për të gjet fajtorin. Të gjithë e kanë parë që na është ngrënë haku në shumë vendi. Këtë vit kemi menduar të mos merremi me arbitrat, pasi bëhesh i bezdisshëm. E patë vetë edhe në Laç që na u mohua një penallti dhe nuk është se folëm. Ndoshta kjo është gjëja më e mirë, se sa të merresh me arbitrat apo me të tjerët.

 Cili Partizan është më i fortë, ky i sotmi apo i derbit të fundit?
Këtë nuk mund ta them unë. Ne do hyjmë të japim maksimumin në derbi, ndoshta dalim shumë më mirë dhe do ta shihni ndryshe Partizanin. Këtu dihet se po fitove një derbi je më i miri, nëse humbet nuk bën më. Ne këtë duam, ta fitojmë derbin dhe ju të gjithë ta flasë gjërat më të mirat për ne.

Jeni i vetmi që i keni luajtur të gjithë derbet e fundit. Çfarë mesazhi keni përçuar tek ekipi?
Unë dua t’i motivoj lojtarët, ashtu sikurse bën trajneri, kapiteni apo ata që janë më të vjetër në klub. Shumica e dinë si është derbi. E kanë parë, e kanë përjetuar dhe kanë dëgjuar. Deri të premten kemi kohë të flasim edhe më shumë për derbin.

E keni gjetur pikën e dobët të Tiranës?
Çdo ekip e studiojmë, kështu po ndodh edhe me Tiranën. Shpresoj t’i gjejmë pikat që na interesojnë.

Ju mungoi sezonin e shkuar derbi?
E vërtetë, pasi është ndeshja më e bukur e kampionatit dhe këtë e thonë të gjithë. Më bëhet qejfi që është kthyer Tirana, të ketë konkurrencë. Mund të jetë një derbi tjetër, një ndeshje vitrinë. Uroj të jenë si derbi shumë ndeshje të tjera, pasi ka shumë pak tifozë në stadiume.

Nisur nga e shkuara, presioni është te Tirana. A mendoni se kanë frikë përpara këtij takimi?
Nuk mund ta them unë. Mendoj se ne jemi më të qetë, nuk kemi presion se duhet të fitojmë se s’bën. Këtë e dimë vetë ne. Besoj se kanë më shumë presion se ne dhe ndoshta nuk do të jenë të qetë. Kjo prej faktit se kanë kohë pa fituar.

E shikoni veten me fanellën e Tiranës? I mungon Dinamos Superiores?
Nuk e kam menduar ndonjëherë veten me fanellën e Tiranës. Nuk i dihet futbollit, por jam i përqendruar te Partizani. Ndoshta deri në fund qëndroj këtu. Dinamo i mungon kampionatit, por janë disa si Elbasani që është zemra e Shqipërisë, Kavaja ku kam luajtur. Do ishte mirë që Dinamo të kthehet ku i takon, në Superiore.

Mendoni se niseni të avantazhuar nga Tirana?
-Në gjithë këto vite klasifikimi nuk është marrë parasysh. Ne kemi grup më të mirë dhe frymë më të mirë për të fituar derbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online