Pep Guardiola zbulon “Iniestën e ri” te Mançester Siti

Mançester Siti zbulon një talent, të cilin në Angli nuk ngurojnë ta krahasojnë me Andres Iniestën. Fil Foden është vetëm 18 vjeç, ndërsa shkëlqeu në ndeshjen e Kupës së Ligës, të fituar 3-0 përballë Oksford Junajtid.

Talenti i rritur në Akademinë e Mançester Sitit u përfshi në aksionet e golave të shënuar Gabriel Zhezus dhe Rijad Mahrez, përpara se të festonte golin e parë zyrtar me fanellën e “citizens”.

Tifozët e Mançester Sitit e kanë pagëzuar si “Iniesta i Stokportit”, qyteti i lindjes së futbollistit. Fil Foden është trupvogël, ndërsa ngjashmëria me “magjistarin” katalan shkon përtej aparencës, pasi edhe stili i lojës është mjaft i ngjashëm dhe po aq gjenial.

Pep Guardiola e vlerësoi lojtarin, por provoi të largonte presionin: “Nuk do të them se Fil do të bëhet Iniesta i ri, sepse Andes është ndër lojtarët më të mirë që kam parë dhe nuk dua ta vendos djaloshin në presion. Natyrisht që Foden ka kualitetin për të luajtur në 10 vitet e ardhshme te Mançester Siti”, tha trajneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online