Akuzon Nejmar për përdhunim, modelja braktiset edhe nga avokati i dytë!

Nejmar është “i mbytur” në probleme këto kohë. Pas dëmtimit, Najila Trindade është telashi më i madh për brazilianin. Modelja braziliane e akuzon yllin e PSG-së për përdhunim dhe çështja po ndiqet në gjykatë, ku Nejmar i është dashur të jetë i pranishëm përtej problemeve fizike që ka.
Megjithatë, një lajm i mirë më në fund ka ardhur për yllin e Parisit. Gjyqi për modelen po shkon në mënyrën më të keqe të mundshme. Ajo jo vetëm nuk po jep asnjë provë nga ato që kishte premtuar, por tashmë akuzon avokatin e saj Danilo Garsia Andrade se ka organizuar vjedhjen e tabletit ku ishte e ruajtur videoja e përdhunimit në një hotel në Paris.
Ky i fundit nëpërmjet një deklarate për mediat njofton tërheqjen e tij nga çështja dhe zbulon se Najila e akuzon për komplot. Andrade mohon gjithçka dhe hedh dyshime mbi egzistencën e videos.

“Do doja shumë që ta kisha unë atë tablet, për të parë videon e famshme të përdhunimit që nuk e ka parë askush dhe nuk e di as unë nëse ekziston”, u shpreh ai. Andrade ishte avokati i dytë i Najilas, sepse i pari e braktisi, duke akuzuar bukuroshen braziliane se kishte ndryshuar versionin e ngjarjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online