Akord me Besëlidhjen, Kukësi siguron talentin afrikan

Klubi i Kukësit ka njoftuar arritjen e një marrëveshje me klubin e Besëlidhjes së Lezhës për futbollistin Umar Turad Kamara. Mesfushori nga Guinea është vetëm 20-vjeç, por është aktivizuar në Kategorinë e Parë prej dy sezonesh.

Në sezonin e tij të fundit me ekipin lezhjan, Kamara luajti në 24 ndeshje ku shënoi 9 gola. Futbollisti afrikan është afrimi i e gjashtë i Kukësit për këtë sezon dhe lojtari i dytë që vjen te verilindorët nga një skuadër e Kategorisë së Parë, pas Marko Çemës, i cili iu bashkua Kukësit pasi mbylli bashkëpunimin me Dinamon.

NJOFTIMI I KLUBIT

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin e Besëlidhjes, për futbollistin Umar Turad Kamara.

Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra jonë, nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë.

Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online