Akademia bardheblu, fusha të reja dhe Devolli trajner

Edhe pse Tirana e madhe nuk ka shkëlqyer vitet e fundit, ajo e ka një minierë: ekipet e moshave. Akademia bardheblu po prodhon lojtarë, të cilët kanë arritur të zënë vend edhe në ekipin e parë. Ernest Muçi, Marsel Ismailgeci dhe Jurgen Çelhaka janë ata të cilët çdo ditë stërviten nën urdhrat e trajneri Ardian Mema.

Te bardheblutë edhe trajnerët e kombëtareve të moshave i hedhin shpesh sytë. Muçi dhe mesfushori Joni Nurja janë ftuar së fundmi nga Shqipëria U19, ndërkohë që me ekipin U18 kanë qenë më parë Aldi Gjumsi dhe Andri Stafa. Ky i fundit madje po testohet ne Danimarkë dhe mund të bëhet pjesë e akademisë së Esbjerg.

Sikurse kuptohet, në kampin bardheblu ka mjaft elementë cilësorë dhe synohet që të prodhohen sa më shumë lojtarë. Presidenti Refik Halili dhe drejtuesit e tjerë në klub e dinë mirë që duhet punuar shumë dhe duhen krijuar kushte, ndaj edhe në kompleksin “Skënder Halili” po punohet për ndërtimin e dy fushave të reja.

RISIA DEVOLLI – Në kampin bardheblu kanë menduar t’i besojnë ekipin e të rinjve Bledar Devollit, i cili më parë ka drejtuar në Superiore Kamzën dhe Kastriotin. Me këta të fundit për pak desh bëri mrekullinë një vit më parë, ndërkohë që ka pranuar të rikthehet te Tirana.

Sot ai do të drejtojë për herë të parë Tiranën U19 dhe do tentojë të ndihmojë në rritjen e lojtarëve të rinj. Në ekipin e parë presin të tjerë lojtarë cilësorë, që në të ardhmen edhe të mund të shiten jashtë vendit. Elementët te moshat nuk mungojnë, duhet vetëm punë dhe durim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online