Ajaksi refuzon dy oferta të Junajtid, zbulohen detaje mbi De Ligt

Mançester Junajtid ka hasur probleme të theksuara në mbrojtje gjatë këtij sezoni. Mbrojtja është e një niveli mesatar dhe De Gea nuk ka treguar sigurinë e sezoneve të shkuara dhe këtë e trgojnë 54 golat e pësuar në 38 ndeshje.

Kështu sipas “Daily Record”, drejtori Ed Uduord ka nisur një ofertë drejt Amsterdamit për portierin Onana dhe kapitenin De Ligt. Përpjekje kjo, që nuk është marrë aspak në konsideratë nga klubi holandez.

Siç raportohet, Onana dëshiron një klub, ku mund të luajë në Champions dhe mendon se Junajtid nuk do të përbënte kapërcimin e madh të karrierës për 21-vjeçarin nigerian. Ndërkohë De Ligt ka refuzuar menjëherë ofertën e “Djajve të Kuq”. Ky refuzim i 19-vjeçarin shton edhe më shumë shanset që ai të bashkohet me De Jong në Barcelonë.

Legjenda Van der Sar pak kohë më parë qe shprehur se De Ligt do të largohet në Spanjë ose Angli. Me lajmin e fundit pista e ishullit bie, pasi vetëm Junajtid ka shfaqur interes konkret për yllin holandez. Ajaks e vlerëson De Ligt rreth 75 milionë euro, ndërkohë që kërkon plot 40 milionë euro për Onana.

Shifra për portierin nuk e ka shtyrë të këmbëngulë ekipin nga “Old Trafford”, që e konsideron tepër të fryrë çmimin e gardianit. Cilesen i Barcelonës shihet si alternativa më e mundshme për Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *