Ajaksi i Amstedamit është me një hap në finalen e Champions-it, teksa ka mundur në Londër Totenhemin me rezultatin minimal 1 – 0.
Goli i Doni Van de Bek në minutën e 15-të rezultoi vendimtar për fatin e takimit. Totenhemi u mundua të baraspeshojë shifrat me Jorente dhe Lukas Moura, por mbrojtja e holandeze arriti të spastronte çdo rrezik. Eriksen, ndoshta lojtari më i mirë në letër i “gjelave” kreu një ndeshje për t’u harruar ndaj ish-skuadrës së tij.
Finalja e Champions-it i mungon Ajaksit prej 26 vitesh, javën e ardhshme është momenti më i mirë që kjo pritje të marrë fund dhe festa të shpërthejë në Amsterdam.
Totenhem 0 – 1 Ajaks
Shënues: Van de Beek 15’