Ajaksi në Champions, Barcelona humbet një mesfushor

Të luash me Barcelonën, Real Madrid apo Juventus e Bajern është një ëndërr për shumë futbollistë dhe shumë prej lojtarëve me emër do të thoshin “po” pa u menduar shumë gjatë. Edhe pse ndoshta nuk duket shumë normale ka nga ata lojtarë të cilët edhe mund t’i thonë “jo” skuadrave të mëdha, vetëm e vetëm për të vijuar ëndrrën që kanë nisur me skuadrën e tyre ku po luajnë. Besojeni ose jo, por mesfushori i Frenkie De Jong ka refuzuar Barcelonën. 21-vjeçari ishte në radarët e skuadrës kampionet të Spanjës, me trajnerin Valverde që ishte i gatshëm që të shpenzonte për të pasur në skuadrën e tij lojtarin e Ajaksit, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, të paktën jo këtë edicion.

Mbrëmjen e djeshme Ajaksi mori një kualifikim të madh për në Champions dhe kjo ka mjaftuar që lojtari 21-vjeçar të marrë vendimin për të luajtur së paku edhe në fazën e grupeve me skuadrën holandeze. Jo vetëm kaq, pasi vetë lojtari ka deklaruar se do të donte shumë që të luane në Barcelonë si rival.

“Ndoshta një ditë do të transferohem tek Barcelona, por jo këtë edicion. Unë do të qëndroj tek Ajaksi dhe besoj se do të jetë një edicion i suksesshëm për në. Do të doja që të luanim ndaj Barcelonës. Kemi një skuadër mjaft të mirë dhe e merituam kalimin në fazën e grupeve. Uroj që të kemi një grup sa më të favorshëm dhe të shkojmë sa më larg”, u shpreh De Jong pas ndeshjes me Dinamo Kiev.

Për 21-vjeçari ka pasur interes dhe nga disa skuadra të tjera europiane, por katalanasit ishin më pranë marrëveshjes. Gjithsesi, suksesi i kampionëve të Holandës i ka ndryshuar mendjen mesfushorit i cili ka shënuar 8 gola dhe ka shërbyer 11 pasime për gol në 46 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online