Orët e fundit të merkatos, skuadrat drejt mbylljes së listave

Në Superiore merkato mbyllet më datën 31 gusht dhe skuadrat pas asaj date nuk mund të kryejnë më transferime, edhe pse në të shkuarën ka pasur raste që ndonjë vend në listë lihet bosh, për ndonjë goditje në kohën shtesë, edhe pse ndoshta nuk ka qenë shumë “fair”. Në ditët e fundit është gjithnjë e vështirë që të gjenden lojtarë cilësor, pasi kampionati ka nisur dhe skuadrat janë kompletuar dhe lojtarët janë akomoduar prej kohësh. Jo vetëm për klubet, por dhe për lojtarët e lirë është e vështirë në orët e fundit të merkatos që të gjejnë një skuadër të re.

Gjithsesi, jo të gjitha skuadrat e Superiores e kanë mbyllur merkaton, pasi ka ende disa ekipe që kërkojnë të bëjnë lëvizjet e fundit. trajneri Shehi ka deklaruar se pret dhe një “ish”Kukësi ka bërë rreth 17 afrime këtë verë, por ndryshimet në stol kanë sjellë dhe kërkesa të reja, me Cungun që ka bërë disa herë apel se duhen të tjerë futbollistë. Edhe Flamurtari po ashtu e sheh veten ende jo të plotë në repartin e sulmit dhe është gati që të bëjë dhe një lëvizje. Në anën tjetër skuadrat e tjera duket se janë të kompletuara dhe vështirë se do të ketë ndonjë lëvizje të orëve të fundit.

A ka një mundësi për të federuar lojtarë pas datës 31 gusht? Po, është një rrugë. Skuadrat që kanë ekipe B, mund të federojnë lojtarë me ekipin e dytë dhe ata futbollistë mund të luajnë dhe me ekipin e parë, por ky rregull vlen vetëm për lojtarët vendas, pasi në kategorinë e dytë nuk mund të luajnë lojtarë jo shqiptar. Jo të gjitha skuadrat e Superiores kanë ekipe B, ndaj ky rregull vlen vetëm për një pjesë të ekipeve, që mund t’i quajmë të “privilegjuarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online