“Ai është 0 nga futbolli”, Van Gal kritikon kreun e Mançester Junajtid

Luis Van Gaal nuk i ka kursyer kritikat për administratorin e Mançester Junajtid, Ed Uduard. Sipas tij Uduard nuk është njeriu i duhur për atë pozicion dhe sugjeron që “djajtë e kuq” të ndjekin një strategji të ngjashme me Bajernin e Mynihut, që prej disa dekadash ka në hierarkinë drejtuese njerëz me një të shkuar të lidhur me futbollin.

Te Bajerni i Mynihut, ata që drejtojnë klubin janë njerëz futbollit. Unë e kam vlerësuar gjithmonë këtë aspekt të strategjisë menaxheriale të atij klubi. Krejt e kundërta ndodh te Mançester Junajtid. Ed Uduard u emërua si administrator i përgjithshëm i klubit. Ai është 0 nga futbolli, në të shkuarën ka punuar si bankier”.

Nuk është aspak gjë e mirë kur synimi i vetëm i drejtuesve të klubit është aspekti komercial. Nuk kam hatërmbetje për shkarkimin tim. E kuptoj si ka qenë situata. Ata donin Murinjon dhe ai ishte i lirë në atë moment”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online