Ahmataj: Ja çelësi i suksesit! E vërtetuam që nuk ka aleancë

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”. Tekniku elbasanas ka vlerësuar lojën e skuadrës së tij, por për Ahmatajn situata e Luftëtarit është ende shumë e vështirë dhe djemtë e tij duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Puna është çelësi i suksesit. Grupi është impenjuar, meritat janë të lojtarëve për këto rezultate, Duhet përqendrim dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Kemi akoma për të dhënë në këtë kampionat”.

“E kam thënë që ditën e parë që nuk kemi kundërshtarë, kemi veten. Po i bëmë gjërat drejt në fushë, asnjë nuk na shënon rrjedhshëm. Pësojmë vetëm kur gabojmë. Ne shohim ndeshjet e radhës. Kam këmbëngulur që nuk kemi punë me ndeshjet e tjera. Ata kanë për detyrë të japin maksimumin dhe secili të marrë të mirat e kësaj loje”.

“Të gjithë komponentët janë në harmoni të plotë. Baza e skuadrës më ndjek dhe kur ndodh kjo gjërat shkojnë mirë. Lojërat kanë ardhur në rritje. Tentuam ta mbyllnim ndeshjen, mund të shënonim. Nuk kemi luksin të jemi kavalierë. Jemi në situatë të vështirë, ndaj nuk mund të bëjmë futboll të hapur. Na duhet ekuilibër”.

“Aleancat? Nuk marr pjesë tek aleancat. Jam trajner dhe merrem me stërvitjen. Nuk di të ketë aleanca. Nuk di të ketë. U mendua se na lejuam të ecim në Kupë, por e vërtetuam që nuk ka aleanca. Duhet të largohen këto dyshime në futboll. Ju garantoj që nuk kam informacion për aleanca”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online