Agolli: Panuçit t’i bëhet mësim, u bëra i madh prej… Tiranës

Ansi Agolli ka filluar një aventurë të re në Amerikë. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare la pas thuajse një dekade Karabagun dhe Azerbajxhanin, për t’u është bërë pjesë e skuadrës së Nju Jork Kozmos.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, Agolli sqaroi arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi, ndërsa komentoi dhe gjendjen e kombëtares dhe klubin e zemrës: Tiranën.

KARRIERA NË SHBA – “Ishte një vendim që u mor për një arsye komplekse. Familja ime jeton prej vitesh këtu”.

EKSPERIENCA NË AMERIKË – “Ka shumë ndryshime që nga sistemi që funksionojnë kampionatit. Këtu ka liga të ndryshme, ku më e madhja është “MLS”. Janë kampionate të ndara . Ambienti është paska amerikan, këtë e them në sensin pozitiv. Stërvitja fillon dhe mbaron duke qeshur, në Azerbajxhan kishte më shumë disiplinë dhe seriozitet, ndoshta ky është mentaliteti këtu”.

SHKARKIMI I PANUÇIT I VONUAR ? – “Mendoj se Federata mendon gjithmonë për të mirën e skuadrës. Mendoj se ishte vendimi i duhur që iu dha besim trajnerit, më pas rezultatet negative treguan se duhej ndryshim. Shpresoj që ai të ketë marrë mësime për të ardhmen e tij, nëse do të vijojë të jetë trajner”.

GABIMI I PANUÇIT – “Unë kam luajtur për 14 vite me skuadrën kombëtare. Ekipi ka pasur disiplinë. Shumica e lojtarëve janë rritur në shtete si Zvicra, Gjermania e Greqia dhe janë rritur me profesionalizëm. Gjatë epokës së De Biazit nuk kemi pasur probleme disipline, nuk mendoj se disiplina ishte diçka që po i ngacmonte skuadrës”.

BULKU TRAJNER I KOMBËTARES – “Bulkun e kam më shumë se shok. Jemi rritur bashkë e kemi kaluar vështirësi e momente të mira. I uroj sa më shumë suksese në detyrën e re. Është një njeri që ka shumë eksperiencë”.

TIRANA – “Me ardhjen e Ardi Memës e kam ndjekur pak më shumë. Skuadra më është dukur mirë me trajnerin e ri. Tirana është një skuadër që më ka dhënë shumë. Më ka dhënë atë egon që ka karakteristikë kjo skuadër, pa atë nuk besoj që do të arrija të fitoja as shumë në karrierën time. Çdo lojtar që del nga kjo skuadër ka diçka ekstra. Edhe nëse nuk e luaj një ndeshje të fundit me Tiranën, nuk kam pse të kem pishmane, kam fituar tituj e superkupa aty”.

PARTIZANI – “Mendoj se Partizani e ka merituar atë që ka arritur deri tani. Është një skuadër që ka treguar stabilitet gjatë të gjithë vitit. E meriton plotësisht vendin e parë”.

ARENA KOMBËTARE – “Mezi po e pres ndërtimin e stadiumit. Do t’i japë një imazh tjetër ekipit kombëtar. Tifozët do të jenë shumë pranë fushës dhe kjo do të jetë një armë plus për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online