Warriors të pandalshëm, Lakers fitojnë edhe pa James

Stephen Curry dhe Klay Thompson udhëhoqën Golden State Warriors në fitoren e thellë ndaj Charlotte Hornets. Curry realizoi 25 pikë, ndërsa Thopson 24. Me këtë fitore skuadra nga Kalifornia mban kryesimin e konferencës së lindjes.

Denver Nuggets u mundën në shtëpi nga Washinton Wizards me rezultatin 90 – 95. Nga skuadra mike, Troy Brown Jr (24), Thomas Bryant (20) dhe Jabari Parker (20) ishin protagonistët në këtë triumf të Wizards.

Danilo Gallinari shkëlqeu ndaj Memphis Grizzlies me 27 pikë dhe 15 rebound. Me këtë fitore, Clippers shkojnë në vendin e pestë të tabelës së lindjes.

Pavarësisht mungesës së Lebron James, Los Angeles Lakers ia kanë dalë të fitojnë bindshëm ndaj New Orleas Pelicans. Rajon Rondo, i cili vinte si një “ish” në këtë përballje regjistroi 24 pikë dhe 12 asiste, performancë e shkëlqyer dhe nga Alex Caruso, i cili e mbylli me 23 pikë edhe pse u aktivizua nga stoli.

Golden State Warriors 137 – 90 Charlotte Hornets
Denver Nuggets 90 – 95 Washington Wizards
Los Angeles Clippers 113 – 96 Memphis Grizzlies
New Orleans Pelicans 102 – 130 Los Angeles Lakers
San Antonio Spurs 106 –  113 Sacramento Kings

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online