Adoleshenti po çmend Europën, Ronaldo jep “bekimin” të vishet bardhezi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një 19-vjeçar që po çmend gjithë Europën. Zhoao Feliks është shënjestra e radhës e disa nga klubeve më të mëdha të kontinentit. Portugezi ka mrekulluar me lojën dhe golat e tij me Benfikën, ku kulmin e preku me tripletën në Europa League ndaj Frankfurtit në ndeshjen e parë. Në 16 ndeshje si startues ai e ka çuar 11 herë topin në rrjetë në kampionatin portugez me Benfikën.

Mançester Siti, PSG dhe Juventus janë futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e tij. Bardhezinjtë shihen më afër djaloshit. Fakti që Kristiano Ronaldo është atje e tundon Feliksin të veshë fanellën e Juves. Së fundmi lajmet nga Italia thonë se Ronaldo ka dhënë aprovimin e tij mbi blerjen e talentit.

Ylli juventin e pëlqen shumë 19-vjeçarin dhe e sheh si partnerin ideal për ta shoqëruar në sulm. Ai i ka thënë drejtuesve të përqëndrohen te Feliks. Çmimi i tij është një pëngesë e madhe pasi klauzola e largimit nga Benfika është 120 milionë euro. Megjithatë këto para Juventusi mund t’i sigurojë nga shitja e Paulo Dibalas, i cili shihet gjithnjë e më larg Torinos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *