IKPO SUPERLIGA: Triumf i artë i Ferizajit, Liria në “humnerë”

Ferizaj feston, pasi ka arritur të mundë me rezultatin 3-1 Flamurtarin e Prishtinës. Një fitore ndaj një rivali direkt, por sërish mbetet në zonën e ftohtë. Gjithsesi diferenca me Ballkanin, që barazoi pa gola me Lirinë sot, është vetëm dy pikë, çka e bën garën për mbijetesë mjaft të fortë në IPKO Superliga.

Prizrenasit, pas KEK-ut që po përgatitet për të luajtur një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm, duket se do jenë skuadra e dytë që do lënë elitën e futbollit dardan. Edhe pse në shtëpi, nuk ia dolën të fitonin dot nga Ballkanit.

Për t’u rikthyer te fitorja e Ferizajit, ndeshja u zhbllokua pas 20 minutash lojë nga Shabani. Gjithsesi Flamurtari u kundërpërgjigj shpejt me anë të Grançov. 1-1 dhe fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi gola të tjerë.

Ferizaj gjatë gjithë kohës ushtroi presion, duke arritur të godasë edhe shtyllën. Vetëm në fund do sigurohet fitorja. Qëndrim Dautaj ishte ai që shënoi golin e epërsisë dy minuta para fundit të kohës së rregullt. Në shtesë Demiri shënoi edhe golin e tretë dhe fitorja u hipotekua për vendasit.

IPKO Superliga e Kosovës – Java 28

Ferizaj-Flamurtari 3-1
Shënues:
Shabani 21’, Dautaj 88’, Demiri 94’  / Grançov 25’
Liria-Ballkani 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online