Açerbi s’e njeh fjalën pushim, rekordi i vendosur nga Zaneti në rrezik

Françesko Açerbi regjistroi takimin e 140-të radhazi në transfertën qipriote të Lacios ndaj skuadrës së Apollon Limasol. Mbrojtësi italian ka humbur për herë të fundit një ndeshje më 4 tetor të 2015-ës, kur Sasuolo ndeshej me Empolin.

Açerbit i janë dashur pak ndeshje për të fituar statusin e një lideri në mbrojtjen e Lacios, ku ka zëvendësuar të larguarin De Vrij.  Me siguri trajneri Simone Inzagi ka dashur ta kursente në këtë takim të Europa League siç ka bërë me shumicën e formacionit titullar, por ndoshta 30-vjeçari i ka kërkuar të bëjë një përjashtim dhe për këtë e ka një arsye shumë të fortë.

Italiani është në ndjekje të rekordit të vendosur nga legjenda e Interit, Havier Zaneti, i cili ka luajtur 162 takime radhazi me zikaltrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online