Abazaj: Ju tregoj ç’më ndodhi në Belgjikë, ish-trajneri ma bëri mendjen rrafsh

Futbollisti shqiptar, Kristal Abazaj, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”.

Në emision, ish-lojtari i Luftëtarit foli në lidhje me eksperiencën e tij në Belgjikë me Anderlehtin dhe me atë që po kalon tani.

EKSPERIENCA TE OSIJEK – “Fillimi ka ecur shumë mirë. Shokët e ekipit më kanë ndihmuar shumë jemi një grup shumë i afërt”.

DIFERENCAT KROACI – SHQIPËRIA: “Këtu mund të përjashtoj vetëm ekipin e Dinamos së Zagrebit që është ekipi i fortë, ndoshta dhe Rijeka e Osijek janë pak më lartë, ndërsa ekipet nuk kanë pothuajse asnjë ndryshim nga ekipet e kampionatit shqiptar”.

KALIMI TEK ANDERLEHT – “Të jem i sinqertë kalimi nga Luftëtari tek Anderlehti ishte një kalim gjigant. E nisa mirë luajta në fazën përgatitore ndaj Ajaksit, shënova gol kundër PSV-së. Është folur se kam pasur probleme në stërvitje, por s’ka qenë E vërtetë. Më ndodhi një dëmtim që më mbajti 6 javë dhe kur u riktheva nuk ishte në nivelin ku ato e prisnin. U mërzita pak nga kjo gjë, ndërsa më pas ndodhën edhe disa probleme të tjera”.

“Unë firmosa dy muaj para se hapej merkato. Para se të firmosja bëra një bisedë me trajnerin e ish-trajnerin e Anderlehtit rreth dy orë në zyrë më të. Më shpjegoi dy orë se si mund të luajë unë tek ekipi i tyre, sesi më përshtateshin skemat e lojës, me pak fjalë ma bëri mendjen rrafsh”.

DUELI I MBIJETESËS LUFTËTARI – TIRANA “Më keni kapur pak ngushtë. Unë e dua Luftëtarin, por jam tifoz i Tiranës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online