A është Firmino gati për Barçën? Klop “fsheh dorën”

0

Roberto Firmino, sulmuesi i Liverpulit, është dilema më e madhe për trajnerin Klop para ndeshjes kundër Barcelonës, pasi braziliani po vuan nga një dëmtim. Kundër Hadërsfildit në kampionat, Firmino nuk ishte në 18-shen e grumbulluar dhe në vend të tij luajti Daniel Starixh.

Gjithsesi, Barcelona është një tjetër histori dhe Klop shpreson ta ketë gati sulmuesin e tij kryesor, megjithatë nuk ka preferuar të tregojë nëse Firminjo do të jetë gati kundër katalanasve apo jo:

“Nëse Bobi është 100% gati, atëherë mund të luajë, në të kundërt, nuk bëhet fjalë. Ai është këtu, pjesë e grupit, është stërvitur rregullisht. Nesër kemi sërish një seancë stërvitore dhe aty do të vendos. Kaq!”, tha trajneri gjerman, që nuk preferoi të flasë më shumë për gjendjen e lojtarit të tij.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.