Interi ka arritur të triumfojë vetëm nga penalltitë kundër Totenhemit. Ndeshja e vlefshme për “International Champions Cup” ka përfunduar me rezultatin 1-1. Ka qenë një ndeshje gati e përgjumur, me ekipet që mundohen të eksperimentojnë sa më shumë me skema e lojtarë në mënyrë që të mos gabojnë gjatë sezonit.
Golat janë shënuar të dy në pjesën e parë. Lukas Moura ka hapur sfidën vetëm pas tre minutash, ndërsa Sensi ka barazuar në minutën e 36-të. Pjesa tjetër e ndeshjes është zhvilluar e qetë. Te penalltitë fati ka qenë me zikaltrit. Kristian Eriksen vazhdon të humbë nga pika e bardhë. I riu Xhorxh Pushkash gaboi për Interin, ndërsa gabimi i Oliver Skip për londinezët vulosi humbjen e tyre.
Miqësore
Totenhem-Inter 1-1 (4-5)
Lukas Moura ‘3, Stefano Sensi ‘36