Çyrbja e nis me gol, Teuta shkëlqen në miqësore

Teuta ka mposhtur Tërbunin me rezultatin 4-2, një ndeshje shumë e mirë për djemtë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Trajneri i “Djemve të Detit” nuk u kursye me titullarët dhe aktivizoi thuajse formacionin më të mirë për këtë sfidë.

Çyrbja, i ardhur këtë merkato nga skuadra e Kukësit, arriti të gjejë golin e parë me fanellën e Teutës. Mesfushorit anësor iu deshën vetëm 15 minuta për të gjetur rrjetën e parë. Në minutën e 64’, është Beqja ai që shënon golin e dytë për Teutën, ndërsa 3 minuta më vonë, shënon dhe sulmuesi Nikaç.

Goli i fundit për “Djemtë e Detit” do të mbante firmën e sulmuesit të talentuar, Lorenco Vila, i cili do të gjente rrjetën në minutën e 77-të të takimit.

Miqësore, “Niko Dovana”

Teuta – Tërbuni  4-2
Çyrbja 15’, Beqja 64’, Nikaç 67’, Vila 77’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *