Radamel Falkao ka edhe një vit kontratë me Monakon dhe ka vendosur të mos rinovojë. Sulmuesi kolumbian dëshiron të provojë një aventurë të re dhe ishte pranë transferimit tek ekipi i Gallatasarajit.
Tratativat me kampionët e Turqisë u bllokuan në momentet e fundit dhe palët nuk arritën marrëveshje. Sky Sport raporton se 33-vjeçari do të qëndrojë në Principatë deri… në janar.
Falkao ka disa oferta të majme nga Kina, por ka një problem. Merkato në vendin aziatik u mbyll me datë 31 korrik, kështu që duhet pritur dimri.
Monako nuk mund ta humbasë me parametra dhe është dakord me idenë e bomberit të njohur, që po pret janarin për t’u transferuar në kampionatin kinez të futbollit.