Gjici nuk fal, tani ka dhe gjoba për futbollistët

Eliminimi nga Europa League nuk u prit mirë te Kukësi dhe lëvizja e parë ishte mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka, i cili së bashku me stafin e tij u larguan. Në kampin verilindor zgjodhën Shpëtim Duron për pankinen, ndërkohë që ka masa dhe për lojtarët. Klubi i Kukësit ka vendosur që të gjobisë futbollistët më një pagë për eliminimin nga Debreceni. Sigurisht kjo nuk do të pritet mirë nga lojtarët, që tanimë po mendojnë për sezonin e ri futbollistik.

NJOFTIMI I KLUBIT

Skuadra ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik 2019-2010. Për një përiudhë të pacaktuar, ekipi ynë do të zhvillojë seancat stërvitore në kompleksin sportiv “Football Republic” në periferi të Tiranës. Me datën 5 gusht 2019, skuadra do të zhvendoset në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për të nisur pjesën e dytë të fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik.

Gjatë sezonit të kaluar, ekipi arriti disa nga objektivat e vendosura, duke fituar Kupën e Shqipërisë si dhe duke u shpallur nënkampion.Edhe në ndeshjet kualifikuese për Europa Eleague, skuadra bëri paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e dytë për Turin e Parë në “Elbasan Arena” ndaj skuadrës hungareze të Debrecenit, por nuk arriti të kalonte turin, i cili ishte kushti kryesor i vendosur nga Klubi.

Ky rezultat, ashtu sikurse ishte parashikuar në marrëveshjen mes Klubit tonë dhe trajnerit Ernest Gjoka, solli dhe përfundimin e bashkëpunimit me kryeqytetasin.  Rezultatet negative të arritura në kupat e Europës, kanë bërë që Klubi të marrë masa administrative ndaj ekipit. Konkretisht, eliminimi nga Turi i Parë kualifikues i Europa League ka sjellë vendosjen e gjobës për muajin qershor, për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *