Diamanti i Juves drejt largimit, e kërkojnë në Premier

Prej kohësh qarkullon opinioni se Juventusi është klubi më i kompletuar në Evropë. Por kur mendon se do të zbresin vetëm 11 veta në fushë është gati e pamundur të mbash yje si ata në stol. Një tjetër problem janë rrogat, që janë bërë një barrë e madhe për klubin.
Kështu, është radha e largimeve nga Torino. Siç raportohet nga mediet italiane, Moise Ken është objektiv i Arsenalit. Londinezët kanë ofruar 25 milionë euro për të bërë të tyrin 19-vjeçarin. Pjesa e dytë e sezonit të kaluar ishte mjaft e mirë për italiani, ku regjistroi 7 gola në 17 ndeshje.

Mbetet për t’u parë vendimi i Juventusit. Zonja nuk mendon të heqë dorë përfundimisht nga talenti. Një huazim apo një shitje me të drejtën e riblerjes janë opsion për Paratiçin dhe Nedved. Megjithatë, e sigurt duket se Ken do të largohet drejt një destinacioni ku të ketë më shumë minuta në këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *