VIDEO | Bind Atletiko, debutojnë me gol dy blerje

Atletiko e Madridit duket se do vazhdojë të jetë e njëjta edhe pas gjithë atyre largimeve. Skuadra e Simeones ditën e sotmë ka provuar veten ndaj Numanças, skuadër që aktivizohet në La Liga 2. Bardhekuqtë kanë bindur në provën e tyre të parë të kësaj vere, duke fituar pastër me rezultatin 3-0. Të tre golat u shënuan në fund të takimit.

E sotmja ka qenë dita e blerjeve të reja. Mbrojtësi Felipe, i ardhur nga Porto dhe sulmuesi Saponjiç, që zbarkoi në Madrid nga Benfika kanë qenë autorë të dy golave. Një debutim që me shumë mundësi e kishin ëndërruar ditën pas prezantimit. Golin tjetër e shënoi Vitolo. Miqësorja e radhës për madrilenët është më datë 24 ndaj meksikanëve të Guadalajara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online