Starova: Kënaqësi të luash me kundërshtarë të tillë, moti më shqetëson

Sulejman Starova ka folur para gazetarëve izrealitë në prag të përballjes së nesërme ku Laçi do të ndeshet me Hapoel Ber Shevën. Trajneri i skuadrës kurbinasit u shpreh se temperaturat e larta në Ber Sheva do të jenë një problem për skuadrën e tij.

E dinim që në fillim se Hapoel Ber Sheva ishte ekipi favorit. Nuk patëm fat në short, ishte kundërshtari më i vështirë i mundshëm. Megjithatë, është kënaqësi që të luash ndaj një klubi të tillë, që ka pasur rezultate të mira dhe në arenën europiane, si disa vite më parë kur mundën Interin në grupet e “Europa League”.

Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë në Laç. Shënuam të parët, por në fund pavarësisht se bëmë një lojë të mirë, rezultati nuk ishte ai që donim. Temperaturat e larta në Izrael janë një problem i shtuar për skuadrën time. Edhe në Shqipëri kemi mot të nxehtë, por këtu është më ndryshe. Shpresoj që të nesërmen temperaturat të jenë pak më të ulëta se ditën e sotme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *