Federer zbavitet në “Wimbledon”, sa shumë vuajtje për Nadal

Roger Federer kaloi në raundin e tretë të “Wimbledon” duke mundur  me lehtësi britanikun Jay Clark me rezultatin 6 – 1, 7 – 6, 6 – 2. Në raundin e tretë Federer do të ndeshet me francezin Lucas Pouille.

Në ndryshim nga Federer, rivali i tij i përjetshëm Rafael Nadal u desh të djersiste shumë për të kaluar tenistin australian Nicholas Kyrgios. Në fund spanjolli ia doli të fitonte pas 4 setesh, dy prej të cilave u vendosen me “tiebreak”, 6 – 3, 3 – 6, 7 – 6, 7 – 6. Në raundin e tretë Nadal do përballet me francezin Tsonga.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *