Juventus dhe Roma janë gati të bashkëpunojnë këtë merkato. Siç raporton “Sky Sport Italia”, dy gjigantët përtej Adriatikut po përfundojnë shkëmbimin mes Luka Pelegrinit dhe Leonardo Spinaxolas. Të dy lojtarët kanë pozicione të njëjta në fushë dhe aktivizohen si mbrojtës tv majtë. Spinaxola nuk ka arritur të bindë në Torino.
Edhe pse Alegri u mundua t’i jepte mundësi duke e aktivizuar në ndeshje të mëdha, 26-vjeçari nuk ka arritur të lërë gjurmë. Kështu në Torino mendojnë ta largojnë dhe të sjellin një talent, që premton shumë për të ardhmen. Luka Pelegrini që nga janari ishte i huazuar te Kaliari, ku ra në sy me paraqitjet e tij.
Regjistron 13 ndeshje si startues, ku ka arritur të japë edhe dy asiste. Ishte pjesë e Italisë në Kampionatin Evropian për moshën U21. Pritet të shihet nëse Juventusi do zgjedhë ta huazojë apo ta mbajë gjatë sezonit të ardhshëm.